Kosova
Kearns jep detaje për letrën dërguar SHBA-së, BE-së dhe BM-së
Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka nxjerrë detaje për letrën e dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.
Sipas saj, janë 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë që kanë bërë thirrje këtyre vendeve që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Kearns ka thënë se ekziston nevoja për diplomaci parandaluese.
“10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen tonë ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, ka shkruar ajo.
Është kërkuar edhe reagim ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.
Këtë letër e ka nënshkruar edhe kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth nga radhët e SPD-së dhe senatori amerikan Bob Menedez, shkruan koha.net.
Në këtë letër janë nënshkruar edhe kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Britanisë e Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë dhe Lituanisë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











