Lajme

KE vlërëson performancën ekonomike të Shqipërisë

Në një analizë të Departamentit të Ekonomisë, Shqipëria renditet në krye të vendeve me rritjen më të lartë ekonomike.

Departamenti i Ekonomisë në Komisionin Europian ka publikuar një raport për “Vendet anëtare të BE dhe vendet në prag të hyrjes”, ku ka vlerësuar performancën ekonomike të Shqipërisë, duke e renditur në krye të vendeve me rritjen më të lartë ekonomike gjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2010.

Në këtë raport konstatohet se Shqipëria është i vetmi vend me rritjen më të madhe ekonomike në periudhën e krizës dhe pas saj, ndërsa pohohet se trendi i rritjes është akoma negativ dhe shumë i ulët në ballkanin perëndimor, por vetëm Shqipëria veçohet në rajon si vendi që kaloi krizën ekonomike në vitin 2010.

Lidhur me papunësinë, në raport thuhet se u vu re një hendek midis përmirësimit të situatës ekonomike dhe zhvillimeve në tregun e punës, me përjashtim të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, ku papunësia u ul gjatë 6 mujorit të dytë të 2010-ës.

“Kudo u vu re një hendek midis përmirësimit të situatës ekonomike dhe zhvillimeve në tregun e punës, me përjashtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku papunësia u ul edhe pse jo shumë në 6 mujorin e dytë të vitit 2010”, shkruhet në raportin e Departamentit të Ekonomisë.

Raporti përmend edhe analizën e Agjensië Ndërkombetarë “Standard & Poor’s”, e cila tregoi që Shqiperia qendroi stabël në renditjen sovrane te kreditimit B+B, në sajë të potencialit te fortë të rritjes ekonomike dhe politikave te saj, si shina te integrimit evropian, kurse thekson se industria mbeti nxitesi kryesor i rritjes.

Sipas tij, Shqipëria është një vend që uli ndjeshëm defiçitin, ndersa diferenca eksport-import u ngushtua nga rritja me ritme me te shpejta te exporteve. Eksporti i mallrave u rrit rreth 63%, perfshire dhe ate te energjise elektrike. Investimet e huaja direkte, gjithashtu u rriten me 17% , si rezultat i rritjes se investimeve ne nafte, gaz dhe koncesione te energjise. Portofoli i investimeve shenoi rritje dhe nga nxjerrja e Eurobondit prej 300 milion euro.

Për sa i përket sektorit financiar, raporti vëren se depozitat vazhduan te rriten edhe këtë tremujor me 17,6%. Gjithashtu, depozitat ne monedhe te huaj vazhduan rekord rritjeje 16,8% ndaj 9,5% rritje te atyre ne leke. Ndërsa, shënoi rritje dhe huadhenia, 8,6% ne tremujorin e fundit te 2010-es dhe 8,8% e 9,4% perkatesisht ne janar e shkurt te 2011.

Në fund të raportit, vlerësohet se të ardhurat ne buxhet në muajit janar e shkurt të viti 2011 u rriten me 5% si rezultat dhe i rritjes se te ardhurave nga taksat, te cilat pësuan një rritje prej 8,6%.