CH-Ballkani
KE: Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për viza
Komisioni Evropian ka publikuar raportin lidhur me progresin e Kosovës në liberalizim të vizave. Sipas KE-së, Kosova ka arritur progres, por kërkohen edhe më shumë punë
Autoritetet e Kosovës kanë bërë përparim të dukshëm në disa fusha që lidhen me liberalizimin e vizave, siç janë pasaportat dhe menaxhimin e integruar të kufirit, por duhet të përmbushen edhe disa kushte të tjera për heqjen e vizave, përfshirë migrimin ilegal, korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Komisionit Evropian publikuar të enjten lidhur me progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave. Komisioni konsideron që Kosova ka arritur progres, megjithatë kërkohen edhe më shumë punë.
Raporti i KE-së vlerëson progresin që Kosova ka arritur në secilën fushë të udhërrëfyesit për viza dhe jep një numër rekomandimesh për Qeverinë e Kosovës në përmbushjen e pikave kryesore të udhërrëfyesit.
“’Autoritetet e Kosovës kanë punuar shumë dhe kanë arritur progres në fushat, si pranimi dhe siguria e pasaportave. Ata duhet të vazhdojnë të punojnë në rezultatet e treguara dhe të angazhohen në mangësitë e identifikuara në këtë raport, në veçanti kur është fjala për sistemin informativ për viza, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit” ka thënë komisionerja për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström.
Komisioni Evropian, siç thuhet në një deklaratë për media, është i gatshëm t’i ndihmojë ata në përpjekjet e tyre për të pasur progres konkret në vend.
“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të implementuar legjislacionin e saj në të gjitha fushat e udhërrëfyesit për viza: pranimi tani duket të jetë plotësisht funksional; sistemi i riintegrimit është ngritur dhe po funksionon; menaxhimi i kufirit/pikëkalimit, migrimi, azili dhe sistemi gjyqësor penal i Kosovës kanë përfituar nga reformat e rëndësishme që janë bërë”, thuhet në raport.
Në të njëjtën kohë, sipas KE-së, ende mbeten hapa të mëtejshëm, të nevojshëm për të qenë në përputhshmëri të plotë me kërkesat e udhërrëfyesit për viza.
Raporti gjithashtu rekomandon që Kosova duhet të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të të kthyerve; të përmirësojë saktësinë e sistemit të saj për statusin civil; të shtyjë para sistemin informativ për viza; të zhvillojë pavarësinë e gjyqësorit; dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Komisioni ka vlerësuar po ashtu ndikimin potencial të liberalizimit të vizave në siguri dhe migrim dhe ka konkluduar se heqja e obligimit për viza për qytetarët e Kosovës ka sjellë si pasojë për BE-në rrezik në siguri dhe migrim.
“Që nga viti 2012, ka pasur një rritje të madhe në kontrabandimin e njerëzve nga Kosova, dhe raporti vjetor i EASO-s për vitin 2014 ka nënvizuar gjithashtu një rritje të konsiderueshme të numrit të aplikacioneve për kërkim azili në shtetet anëtare të BE-së nga qytetarët e Kosovës”, thuhet më tej në raportin e KE-së për Kosovën.
Komisioni gjithashtu rekomandon hapa të mëtejshëm nga ana e Kosovës për zbutjen e rreziqeve në fushën e sigurisë dhe migrimit nga liberalizimi potencial i vizave.
Ndryshe, Komisioni Evropian ka lansuar dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Udhërrëfyesi për viza i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës më 14 qershor 2012. Ai paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash, të cilat Kosova është kërkuar t’i implementojë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.
Ndër kushtet e caktuara janë, riintegrimi dhe pranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufirit-pikëkalimit dhe migrimit, azili, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat themelore që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










