Kosova
KB Krusha rrit kapacitetin prodhues
Hapi i radhës për zgjerimin e aktivitetit të KB Krushës është instalimi i një linje të re për përpunimin e ajvarit. Në fakt, ky zhvillim mundëson jo vetëm rritjen e sasisë së prodhuar, por edhe të cilësisë
Pas inaugurimit të hapësirës së re prodhuese, KB Krusha vazhdon të investojë në zgjerim të kapaciteteve prodhuese. Qëllimi është të pasurohet më tej gama e produkteve dhe pozicionimi më i mirë në tregun vendor dhe atë të eksportit, krahas me rritjen e vazhdueshme të cilësisë. Ndër produktet më të kërkuara janë ajvari dhe turshitë, transmeton albinfo.ch.
Linja e re e përpunimit të ajvarit që do të vihet në funksionim e rrit konsiderueshëm sasinë e prodhuar për orë dhe duke përshpejtuar procesin nga pjekja, qërimi dhe bluarja e specave. “Kjo linjë pjek deri në 1,500 kg speca në orë”, thotë Fahrije Hoti, themeluese e KB Krushës. “Me rritjen e kapaciteteve, tani do ta zgjasim sezonin e ajvarit”, shton ajo.
Përveç rritjes së sasisë së prodhuar dhe shfrytëzimit më të mirë të kapaciteteve, linja e re e ajvarit rrit edhe nevojën për më shumë punëtorë në fabrikë dhe më shumë sasi të kontraktuar të perimeve. Ndaj, KB Krusha këtë vit do të kontraktojë më shumë fermerë që kultivojnë perime, për të përmbushur kërkesën në rritje për produktet e veta.
“Ky investim u mundësua me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”, shton Fahrije Hoti. Ajo tregon se bashkëpunimi me PPSE, që implementohet nga organizata Swisscontact, ka filluar që në vitin 2015.
“Kemi pasur dy herë mbështetje përmes programit të Kontaktit të Ekspertëve Seniorë (SEC) për teknologji të ushqimit dhe marketing, që na ka ndihmuar në përmirësimin e qëndrueshmërisë së produktit në treg dhe të dizajnit. Po ashtu, kemi marrë mbështetje për strategjinë 10-vjeçare të kooperativës. Më tej jemi bërë pjesë e skemës me fidanë të kontraktuar me fermerë”, tregon Fahrije Hoti.
Sipas saj, pjesëmarrja në skemën me fidanë të kontraktuar i ka mundësua KB Krushës të dalë më herët në treg me produkte, fermerët e kontraktuar të prodhojnë fidanë më cilësore të varieteteve që kërkon tregu dhe mbi të gjitha, janë krijuar mundësi shtesë për punësim në ferma dhe në fabrikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












