Shkurt.ch

Kaviar nga automati

Një dozë prej 30 gramësh e kaviarit në automatët e tillë kushton në mes 5 dhe 500 dollarë!

 

Kemi parë tashmë shumë artikuj nga automati: cigaret, pijet, ëmbëlsirat e ndryshme… Por çka kërkon kaviari në automat?

Njëri ndër ushqimet më luksoze e më të shtrenjta, që në fakt janë vezë të një lloji peshku, tash e tutje mund të blihet dhe shijohet nga automati. Këtë luks dhe këta automatë tash për tash mund t`ia ofrojnë vetes vetëm qytetarët e Beverly Hills te Kalifornisë, SHBA. Dhe duket se aty edhe do të mbeten sepse një dozë prej 30 gramësh e kaviarit në automatët e tillë kushton në mes 5 dhe 500 dollarë!

Kaq para vështirë se do të mund të paguheshin për këtë delikatesë nga njerëzit mesatarë kudo në botë.

Bashkëpronarja e firmës “Beverly Hills Kaviar” , Kelly Stern mendon se me këtë ide “i ka rënë pikës”. Sipas saj, shumica e njerëzve që shesin kaviar në mënyrë klasike janë pleq dhe nuk kanë qasje te të rinjtë. Kështu, te shitja përmes automatit te të rinjtë e pasur ajo sheh një potencial të madh.