Integrimi
Katërnjakët shqiptarë së shpejti lëshojnë spitalin
Katërnjakët e familjes refugjate shqiptare që lindën në muajin tetor në Klinikën Universiare të Jena-s janë në gjendje stabile shëndetësore. Ata pritet që gjatë muajit dhjetor të dalin ga spitali ku janë duke u trajtuar, njoftohet nga klinika.
Katërnjakët, tri vajzat dhe një djalë, tashmë kanë arritur peshën optimale, gjegjësisht nga 2100 deri 2400 gramë që u lejon daljen nga spitali.
Siç është shkruar tashmë nga shumë medie gjermane dhe transmetuar nga albinfo.ch. Për familjen e katërnjakëve familjet gjermane kanë grumbulluar shumë veshmbathje dimri, lodra dhe gjësende tjera të nevojshme për të vegjëlit.
Prindërit kishin kërkuar azil në Gjermani në korrik të këtij viti. Ata e kishin arsyetuar kërkesën e azilit me mungesën e kushteve të përkujdesjes mjekësore në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













