Sport

Katër shqiptarë për ndeshjen kundër Bullgarisë

Seleksionuesi zviceran, Ottmar Hitzfeld ka bërë të njohur ekipin me të cilin reprezebtacioni i Zvicrës, më 6 shtatot do të ndeshet kundër ekipit të Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Përpos Marco Padalino dhe Pirmin Schëegler, në këtë përbërje është ftuar edhe kosovari Granit Xhaka.

Për ndeshjen me rëndësi të madhe për kualifikimet në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2012, në Poloni dhe Ukrainë, në reprezentacionin e Zvicrës është ftuar edhe kosovarin Granit Xhaka i cili në këtë ekip kishte debutuar në ndeshjen kundër Anglisë. Për shkak të një lëndimi të ligamentit, Xhaka deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në kapmionatin e ri zviceran. Në këtë përbërje janë gjetur edhe emrat e shqiptarëve Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi si dhe futbollisti i vitit në Zvicër, Xherdan Shaqiri. Përndryshe, sipas mediave zvicerane vërehet mungesa e kosovarit Beg Ferati, i cili është i angazhuar në ekipin e Bundesligës gjermane të SC Freiburgut.