Bota
Katër shqiptarë arrestohen, u kapën me 1.2 tonë kanabis në Stamboll
Një sasi prej 1.2 ton kanabis, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria është sekuestruar në Stamboll në dy operacione të ndryshme, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë.
Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.
Operacioni i parë u zhvillua në 20 prill, ku u arrestuan tre persona dhe u konfiskuan 550 pilula ekstaz.
Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në Eyüpsultan, ku droga u gjet në një depo, e fshehur në thasë me ushqim për kafshët. Në këtë operacion u arrestuan 4 persona, që dyshohet se janë nga Shqipëria, raporton CNN turk, përcjell Albinfo.ch.
Droga e konfiskuar në të dy operacionet u raportua të jetë me vlerë 44 milionë lira turke, ndërsa 7 të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













