Shkurt.ch
Katër nga pesë refugjatë jetojnë me ndihma sociale
Më së shumti të varur nga ndihma sociale ka refugjatë nga Eritrea. Ata përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë refugjatëve të kësaj kategorie
Katër nga pesë njerëz në Zvicër që kanë statusin e refugjatit të pranuar (B) ose që së paku kanë fituar statusin e pranimit të përkohshëm (F) në vitet e para të qëndrimit këtu kanë qenë të varur nga ndihmat sociale.
Se është kështu, tregon publikimi më i ri i edituar nga Zyra Federale për Statistikë. Aty janë përpunuar të dhënat për vitin 2014, shkruan srf.ch.
Ky publikim po ashtu bën të ditur se numri absolut i refugjatëve që jetojnë nga ndihmat sociale është rritur në krahasim me vitin paraprak për 10 për qind, duke arritur në 14.900 sish.
Afërsisht një e treta e refugjatëve të mbështetur nga ndihmat sociale janë fëmijë dhe të rinj. Ndërsa nga të rritur it, 15 % janë me punë por paga e tyre nuk mjafto për jetesë.
Shikuar sipas përkatësisë nacionale, më së shumti të varur nga ndihma sociale ka refugjatë nga Eritrea. Ata përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë refugjatëve të kësaj kategorie (B dhe F) të mbajtur nga shteti. Refugjatët nga Siria dhe nga Kina përbëjnë secilët nga 10 për qind. Ndërsa ata nga Sri lanka përbëjnë 5% të refugjatëve me mbështetje nga ndihmat sociale.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










