Lajme

Katër komuna ndërtojnë impiante të ujit me fonde nga Zvicra

Me para nga Qeveria e Zvicrës, katër komunat e vogla rurale në Maqedoni, përmes të cilave kalon lumi Bregalnica, do të ndërtojnë impiante të trajtimit të ujërave. Komunat Karabinci, Llazovë, Konce dhe Çeshinovë për të mbrojtur lumin Bregalnia për këtë projekt do të marrin 900.000 franga zvicerane. 

Me para nga Qeveria e Zvicrës, katër komunat e vogla rurale në Maqedoni, përmes të cilave kalon lumi Bregalnica, do të ndërtojnë impiante të trajtimit të ujërave.

Komunat Karabinci, Llazovë, Konce dhe Çeshinovë për të mbrojtur lumin Bregalnia për këtë projekt do të marrin 900.000 franga zvicerane. 

Donatori do të investojë edhe 300 mijë franga për projektin tjetër, për të cilin ende nuk është vendosur, raportojnë mediat e Shkupit.

Dy komuna të tjera në Maqedoni, Probishtipi dhe Pehçeva, së shpejti do të duhet të kompletojnë dokumente të tjera, ndërsa më pas Komisioni do të vendosë se cilat komuna do ta përfitojnë këtë projekt të financuar gjithashtu nga Qeveria e Zvicrës.