E-Diaspora
Katër kombëtare “në luftë” për Ylli Sallahin
Austria do të detyrohet të luftojë për t`i fituar shërbimet e „margaritarit“ me shtetësi austriake sepse, në radhë për të pret edhe Kosova!
Pas Januzajt, edhe një yll tjetër i ri shqiptar i futbollit po ju nxjerr telashe shteteve të ndryshme që «luftojnë» për ta pasur në kombëtaret e tyre. Fjala eshtë për Ylli Sallahin, 19 vjeçin i cili nga janari i këtij viti ka filluar stërvitjet për ekipin e parë të Bajernit të Munihut ndërsa së fundi në ndeshjen e të shtunës edhe është angazhuar në lojën kundër Augsburgut.
Mediet austriake shkruajnë se përkundër këtij suksesi të madh, Sallahin ende nuk e ka kontaktuar kombëtarja «e tij», ajo austriake pra.
I lindur në Kosovë, Sallahin prindërit e kanë sjellë në Austri kur ai kishte vetëm 8 muaj. Pasi ka kaluar fazat e futbollit ëmijeror nga mosha 4 vjeçare, ai në vitin 2010 u bien në sy vëzhguesve të Bajernit të Munihut. Kështu, ai si 16 vjeçar shkoi në Munih.
Pas debutimit të tij në bundesligë, Austria do të detyrohet të luftojë për t`i fituar shërbimet e „margaritarit“ me shtetësi austriake shkruajnë gazetta e atjeshme. Sepse, përkujtojnë ato, në radhë për të pret edhe kombëtarja e Kosovës.
Babai i Yllit madje para pak muajsh kishte bërë fjalë se ishin katër kombëtare që ia kërkonin të birin. Por, siç shkruan sportnet.at., ai në një rast tjetër kishte thënë se Ylli në këtë garë do të kishte prioritet Austrinë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









