Shkurt.ch
Katastrofat natyrore i kushtuan botës 160 miliardë
Vetëm nga stuhia Sandy, që kishte sulmuar SHBA-në gjatë tetorit janë shkaktuar dëme prej 25 miliardë dollarësh
Të gjitha dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë e mëdha natyrore që kanë ndodhur gjatë vitit 2012, të llogaritura së bashku, bëjnë 160 miliardë dollarë. Kështu ka konstatuar organizata për sigurimin e dëmeve “Rück” e Munihut, Gjermani, më e madhja e këtij lloji në botë.
Sipas vlerësimit të Rück, gjatë vitit që sapo iku, më së shumti nga katastrofat natyrore është goditur SHBA.
Vetëm nga stuhia Sandy, që kishte sulmuar SHBA-në gjatë tetorit janë shkaktuar dëme prej 25 miliardë dollarësh.
Megjithatë, marrë në përgjithësi, në nivel planetar, gjatë vitit 2012 ka pasur më pak dëme nga katastrofat natyrore se sa gjatë vitit 2011.
Gjatë atij viti, vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo bazë në gjithë botën ka qenë 400 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve është shkaktuar nga dy tërmetet në Japoni dhe në Zelandën e Re.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













