E-Diaspora
Kasami ka shënuar për U21 të Zvicrës
Kombëtarja U21 e Zvicrës është favorite në garët e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian U21. Helevetikët U21 kanë mposhtur Letoninë me rezultatin 2:0
Një fillimi i mirë për kombëtaren zvicerane U21 në kuadër të garave të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian U21, që do të mbahet në qershor të vitit 2015 në Çeki.
Përfaqësuesja U 21 e Zvicrës ka fituar ndeshjen e parë kundër Letonisë. Ndërsa fitoren e sollën goli i shqiptarit Pajtim Kasami në minutën e 24-të dhe i Darko Jevtiq në minutën e 36-të.
Në gjysmën e dytë, ekipi i trajnerit Pierluigi Tami ka udhëhequr me besim lojën dhe porta e tyre nuk ka qenë kurrë në rrezik nga ekipi kundërshtar.
“Në përgjithësi unë jam i kënaqur me punën e ekipit. Letonia nuk ishte një kundërshtar i lehtë. Por, fitorja ishte e merituar”, tha Tami.
Të hënën Zvicra do të takohet në ndeshjen e dytë në këtë grup kundër Lihtenshtejnit në Vaduz. Më pas për Zvicrën vijnë kundërshtarët e tjerë më të “nxehtë”, Kroacia dhe Ukraina
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











