Portrete të firmave
Karvanit të “Vali Ranch” i shtohet edhe dyqani ekskluziv i fustaneve “Sara Fashion”

Vera po afron, e të gjithë që kanë planifikuar të martohen këtë vit, afatet për t’i përfunduar detajet e dasmës po i thërrasin.
E përveç përzgjedhjes së hotelit, ku çifti do të kremtojë martesën, janë edhe shumë e shumë përzgjedhje të tjera që duhen bërë, ndër më të rëndësishmet veshjet, specifikisht fustani i martesës.
Pikërisht për këtë të fundit ka menduar Sara Fetahi, e cila për të lehtësuar përzgjedhjen e nuses për fustanin e ditës së martesës, ka hapur dyqanin “Sara Fashion” në hapësirat e Vali Ranch.
‘Sa elegante, aq edhe ekskluzive’,0 është përshkrimi im personal për fustanet që arritëm t’i shohim në hapjen solemne të dyqanit që u bë më 16 prill 2022.
E në fjalimin mikpritës krijuesja e “Sara Fashion” kujtoi se si kishte filluar gjithçka në “Vali Ranch”, ku nga një ëndërr për të krijuar një villë të vogël me pishinë, sot është krijuar një ndër hapësirat më të bukura për realizimin e dasmave, festave e ahengjeve të ndryshme familjare, duke ofruar hapësira e shërbime të shumëllojshme.
Ndër të gjitha këto shërbime, ishte edhe dëshira për të krijuar këtë brend të fustaneve të martesës.
E për fustanet Sara Fetahi thotë se “…të gjitha janë unike, janë të punuara me dorë dhe kjo është ajo çka i bënë të veçanta, prandaj edhe nuk mund t’i gjeni askund tjetër përveç tek ‘Sara Fashion’…”.
Gjatë një bisede me Albinfo.ch, Fetahi ka treguar edhe për çmimet mesatare të fustaneve në dyqanin e saj si dhe ka përmendur trendet e vitit 2022 në dizajnet e veshjeve të martesës.
“Ne jemi brend dhe kemi një miks të çmimeve, fustanet shiten me çmime të volitshme për punën që bëhet për krijimin e tyre, derisa çmimet janë të volistshme, e së shpejti do të vijë një koleksion i ri i fustaneve që do të jenë edhe më ekskluziv”, tregon ajo.
Për trended e vitit 2022 krijuesja e “Sara Fashion” thotë se janë pak më ekstravagante dhe më romantike, derisa thekson atë se në Kosovë, për dallim nga Zvicra, kërkesat dallojnë. “Në Kosovë kërkohen fustane edhe më glamuroze, mirëpo ne kemi bërë një mix të të gjithave në koleksionin tonë dhe i kemi sjellë ato së bashku”.
Dizajnet e “Sara Fashion” mund t’i gjeni në dyqan fizik, i cili gjendet në ambientet e “Vali Ranch”, e së shpejti disa prej tyre do të mund t’i gjeni e t’i porosisni edhe online në ueb faqen ‘www.sarafashion-ks.com’.
Sigurisht, për ekskluzivitet çka nuk mund të gjeni online te faqja e dyqanit, ndizeni veturën dhe merrni rrugën për Gjilan, derisa aty mund edhe t’i shijoni shërbimet e tjera të “Vali Ranch”.





Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja Tre alpinistë lokalë, një çift tetëvjeçarësh 60 vjeç dhe vëllai i gruas 62-vjeç, vdiqën të dielën...
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?