Shkurt.ch
Karnavalistët fyejnë rëndë shqiptarët dhe zezakët
Ata ishin të veshur si pastrues dhe e mbanin emërtimin “Spastrim-Clean”. Me moton “Partneri juaj efikas për një Zvicër të pastër”, një grup prej 6 deri 8 karnavalistësh kanë parakaluar vikendin e kaluar rrugëve të lokalitetit Mümliswil
Në parakalimin e karnavaleve në Mümliswil të Kantonit të Soloturnit është shpërndarë edhe një afishe me përmbajtje raciste dhe kundër shqiptarëve e cila ka shkaktuar indinjatë .
Ata ishin të veshur si pastrues dhe e mbanin emërtimin “Spastrim-Clean”. Me moton “Partneri juaj efikas për një Zvicër të pastër”, një grup prej 6 deri 8 karnavalistësh kanë parakaluar vikendin e kaluar rrugëve të lokalitetit Mümliswil. Se çfarë nënkuptonin ata me “atdheun e pastër” e kishin sqaruar ne afishen të cilën e kanë shpërndarë në lokalet e karnavaleve, transmeton albinfo.ch gazetën nordostschweiz. Në këtë afishe janë listuar simptomat për tri “sëmundje”.
Kështu, sëmundja “Albaneritis” karakterizohet me “kokat si kuti kartoni” dhe me makinat BMV M3. Ndërsa njerëzit e sëmurë nga sëmundja “Syritis” njihen nga rrobat e grisura, më së shpeshti nga telat me gjemba. Ndërsa “Negritis” (për zezakët) është “shumë i rrezikshëm dhe natën i padukshëm”.
Ekspertët e racizmit kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj kësaj afisheje, përcjell albinfo.ch. Sipas Dominic Pugatsch nga Fondacioni kundër racizmit dhe antisemitizmit, në karnavale edhe lejohet një masë e caktuar lirie për palaçot që marrin pjesë , por një aksion si ky është i pashije dhe i shëmtuar”.
Karnavalet kanë pasur gjithmonë edhe një funksion prej ventili përmes të cilit populli ka shfryrë pakënaqësinë e vet, Por kjo nuk guxon të keqpërdoret për t`i fyer njerëzit. Dhe në veçanti jo përmes këtyre klisheve të vjetra dhe të marra, si në afishen e përmendur.
Nga ana tjetër, komiteti i karnavaleve , që është përgjegjës për ato në Mümliswil, i ka thënë gazetës se nuk ka informacione rreth ngjarjes. Por, sikur ta dinte, nuk do ta toleronte.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











