Integrimi
Kardiokirurgu shqiptar nga Cyrihu ligjëron në Tetovë
Dr. Omer Xhemaili ka mbajtur një ligjëratë në Tetovë me rastin e hapjes së repartit të ri të kardiologjisë në spitalin e këtij qyteti në Maqedoni.
Organizatorët, siç transmetojnë mediat lokale, thonë se ligjërata me një kardiokirurg të njohur shqiptar, siç është dr. Xhemaili, ishte organizuar me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të spitalit të Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë së USHT-së.
Kardiokirurgu Omer Xhemaili, përveç ndarjes së eksperiencës nga puna e tij 6-vjeçare në spitalin e Cyrihut, foli edhe për zhvillimin e mjekësisë në sferën e kardiokirurgjisë.
“Ndjehem krenar dhe i respektuar që më është dhënë shansi si referent i parë pas hapjes së kardiologjisë invazive, të vij këtu në Tetovë dhe të sjell eksperiencën time në kardiokirurgji”, tha Omer Xhemaili, kardiokirurg i njohur në Zvicër.
“Mendojmë që kjo mënyrë e bashkëpunimit të instalohet, të jetësohet që kohë pas kohe këta njerëz që jetojnë dhe punojnë në shtetet e Evropës të vijnë dhe të na bashkëngjiten, sepse normalisht, ne kemi nevojë për ndihmë nga eksperienca dhe kualiteti i shërbimeve shëndetësore që ofrohen nëpër këto vende”, u shpreh Atilla Rexhepi, kardiolog tetovar.
Dr. Omer Xhemaili është shqiptari i parë që ka kryer operacionin e transplantimit të zemrës. Këtë ndërhyrje për herë të parë e ka bërë në vitin 2008, në Klinikën Universitare të Frankfurtit, në Gjermani. Kanë pasuar edhe katër transplantime të tjera të suksesshme. Dr. Omer Xhemali është doktor i shkencave të mjekësisë dhe docent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Frankfurtit. Dr.Omeri nga Tearca e Tetovës punon në spitalin “Triemli” të Cyrihut, ku mban pozitën e zëvendësshefit të repartit të kardiokirurgjisë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri