Lajme
Kardiokirurgu shqiptar në Gjermani ka kryer me sukses mijëra ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar qindra prej tyre
Kardiokirurgu i njohur shqiptar Bedri Ramadani në Gjermani me 25 vite përvoj pune
Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf, shkruan albinfo.ch.
“25 vite Kardiokirurgji, gjithcka filloi me 01.02.1999 ne Herzzentrum Duisburg dhe vazhdon ne Universitätsklinikum Düsseldorf”, është shprehur Bedriu.
Vlen të theksohet se ai që shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio.
Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstruksioni i valvules mitrale, disektionet e aortes, por edhe transplantimet e zemrës, endokarditidi infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.
Doktor Ramadani thuhet se deri tani ka kryer me sukses mijëra ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar qindra zemra.
“Falemnderit te gjitheve qe me kane percjell ne kete rrugetim, posaqerisht shoqes sime, Flutra Ramadani dhe femijeve, Ledianit dhe Dalinës”, ka përfunduar ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













