Futboll
Kapiteni i Kosovës: Krenohemi me Xhakën e Shaqirin
Rrahmani: Krenohemi me Xhakën e Shaqirin, por na duhen pikët dhe duhet të japim më të mirën.
Amir Rrahmani ishte në krah të përzgjedhësit Primoz Gliha, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Kosovë-Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni i “Dardanëve’ vlerësoi maksimalisht Zvicrën, por edhe shqiptarët që veshin fanellën helvete.
Si vjen Kosova para ndeshjes ndaj Zvicrës?
– Kemi një kundërshtar shumë të fortë, më të fortin në grup dhe këtë ndeshje e mirëprisnim, ndonëse jo në këtë moment, pasi kemi nevojë për shumë pikë. Megjithatë jemi të përgatitur për të bërë më të mirën në fushë.
Shumë futbollistë kosovarë kanë zgjedhur të luajnë me Zvicrën apo Shqipërinë. A keni një mesazh për ta?
– Ka shumë lojtarë që luajnë me përfaqësuese të tjera. Ju përmendët dy, por ka edhe shumë të tjera. Me ata që unë kam folur, u kam thënë se është shumë e rëndësishme të luash për vendin tënd, për atë vend ku janë lindur dhe rritur ata, apo prindërit e tyre.
Sa të vështirë e shihni përballjen me Zvicrën?
– Zvicra është një kombëtare shumë e fortë dhe shkon gjithmonë në Evropian apo Botëror. Janë shumë të fortë dhe bëhen edhe më të fortë me futbollistët shqiptarë që kanë në grup. Është diçka normale, pasi futbollistët kosovarë e kanë përfaqësuar edhe më herët Zvicrën, ashtu si shumë të tjerë që jetojnë atje.
A keni folur me Uran Bislimin, që ishte te Kosova, por zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën?
– Jo, për këtë çështje nuk kam folur dhe nuk do të komentoj asgjë për këtë.
A keni folur gjatë këtyre ditëve me Xhakën apo Shaqirin? Si janë raportet tuaja me ta?
– Kam marrëdhënie më të mira me Granitin, dëgjohemi shpesh, por nuk kemi folur shumë për këtë ndeshje. Të dy janë shqiptarë dhe krenohemi me ta. Jemi krenuarë kur kanë shënuar ndaj Serbisë dhe krenohemi për të gjitha sukseset e tyre.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










