Shkurt.ch
Kapet shqiptari, po kontrabandonte 6 palestinezë
Ata kanë deklaruar se përmes një ndërmjetësuesi, për rrugën nga Milano kanë paguar nga 500 euro për person
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar të shtunën një shtetas shqiptar nën dyshimin se po trafikonte me makinën e tij në Gjermani gjashtë palestinezë.
Zyrtarët gjermanë kanë ndaluar një kombi-bus me regjistrim italian në autostradën në afërsi të qytetit Lindau. Shoferi shqiptar ka treguar pasaportën shqiptare ndërsa nuk ka pasur kurrfarë leje qëndrimi në Gjermani. Në ulësen pranë tij ishte një grua me fëmijën një vjeç në prehër. Ndërsa në ulëset e prapme ishin vendosur tre persona të moshuar. Pasi që nuk kishte vend tjetër për t`u ulur, personi i gjashtë ishte vendosur në bagazhin e makinës.
Asnjëri nga udhëtarët nuk posedonte dokumente që mundësojnë hyrjen në Gjermani. Siç u mor vesh ndërkohë, bëhej fjalë për gjashtë palestinezë të trafikuar. Ata kanë deklaruar se përmes një ndërmjetësuesi, për rrugën nga Milano kanë paguar nga 500 euro për person ndërsa destinacioni i tyre i fundit kishte qenë qyteti Wuppertal.
Ngasësi i makinës duhet të përgjigjet penalisht për udhëtim të palejueshëm në Gjermani dhe për trafikim të të huajve. Policia e ka dorëzuar shqiptarin te gjykata kompetente.
Ndërsa palestinezët e trafikuar kanë kërkuar azil dhe janë dorëzuar në Qendrën për refugjatë në Munih.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










