E-Diaspora

Kapet shqiptari me pasaportë false greke

Gjithmonë e më tepër kapen emigrantë të paligjshëm nga aeroporti i Kanareve drejt vendeve të BE-së, shkruan kanarenmarkt.de.

Siç bën me dije Policía Nacional e spanjollëve, në ishullin e saj së fundi është kapur një shqiptar që tentoi me pasaportë false greke të fluturojë drejt Irlandës, përcjell albinfo.ch.

Por punëtorët e aeroportit me ndihmën e policisë speciale arritën të kuptojnë shpejt se bëhet fjalë për pasaportë false. 26 vjeçari është dërguar në paraburgim.