Lajme
Qafëthanë, kapet serbi me dy dronë në veturë
Dje në pikën kufitare të Qafëthanës, policia kufitare shqiptare ka arrestuar një shtetas serb me dy dronë në automjetin e tij. Apriori dyshohet për një hakmarrje
Tri javë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, autoritet shqiptare kanë filluar të marrin masat e sigurisë, ndërsa Federata e Futbollit ka nisur me shitjen e biletave online. Dje në pikën kufitare të Qafëthanës, policia kufitare shqiptare ka arrestuar një shtetas serb me dy dronë në automjetin e tij.
Pas ndalimit, shtetasi serb është marrë në pyetje nga policia, ndërsa ka deklaruar se dronët po i transportonte me porosi të një kompanie shqiptare me qendër në Tiranë. Ndalimi i shtetasit serb tri javë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, sipas medieve shqiptare, ndez dyshimet për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj asaj që ndodhi në Beograd vitin e kaluar, ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, mbi stadiumin e Partizanit në Beogard u lëshua një dron me flamur të Shqipërisë etnike.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është planifikuar për në datën 8 tetor. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa policia shqiptare përshirë edhe inteligjencën kanë marrë të gjitha masat e duhura që loja të kaloj pa ndonjë incident të mundshëm.
Në anën tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 8 tetor. FSHF thekon se, biletat mund të blihen në faqen zyrtare të FSHF në linkun::https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sq
Si edhe në ndeshje të mëparshme, FSHF njofton të gjithë tifozët se, sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. Stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë.
Biletat për këtë ndeshje do të jenë të personalizuara dhe për asnjë arsye, asnjë person, i cili nuk do të mbajë një biletë me emrin e tij mbi biletë, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.
Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, 8 tetor në “Elbasan Arena”
Tribunat C2, G2 = 1.000 lekë;
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekë
Tribunat D, F = 2.000 lekë
Tribuna E = 3.000 lekë
Tribunat B1, B5 = 6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 lekë
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













