Shkurt.ch
Kapet sasi rekorde e heroinës, 24 kg., me vlerë tregu 3 milionë euro
Pika doganore Basel-Weil am Rhein ndodhet në territorin gjerman dhe për këtë arsye dogana zvicerane ia ka kaluar rastin autoriteteve gjermane
Doganierët e Zvicrës dhe të Gjermanisë kanë kapur javën e kaluar një sasi rekorde droge të llojit të heroinës. 24 kilogramë ka qenë preja e konfiskuar në dy kamionë që po vinin nga Gjermania në Zvicër e të cilët janë ndaluar në vendkalimin kufitar Weil am Rhein, shkruan blick.ch.
Doganierët zviceranë, të martën e kaluar i kanë ndaluar kamionët duke dashur t`i kontrollojnë nga ana teknike. Por, gjatë kontrollimit ata kanë parë se akset e të dy makinave kanë qenë të manipuluara gjegjësisht aty janë gjetur kanale që të shpienin në brendi të tyre, transmeton albinfo.ch. Aty pastaj është gjetur heroina që ka një vlerë tregu prej 3 milionë eurosh.
Pika doganore Basel-Weil am Rhein ndodhet në territorin gjerman dhe për këtë arsye dogana zvicerane ia ka kaluar rastin autoriteteve gjermane. Ndërkohë, në hetimin e rastit është inkuadruar një grup aksioni i Zyrës Federale të Kriminalistikës, një ekip i specializuar për hulumtime të këtij lloji.
Në njërin kamion ata kanë gjetur 19 kilogramë heroinë dhe në tjetrin, 5 kilogramë, të ndarë në 64 pako të vogla.
Të dy shoferët e kamionëve janë në burgun hetues.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










