Shkurt.ch

Kapet rrjeti maqedonas-shqiptar i heroinës prej 54 vetave

Në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur rreth 6 kilogramë heroinëe, dy kg kokainë, 2.7 kg bimë të kanabisit, 14 armë pa leje...

Autoritetet austriake të ndjekjes së krimeve me narkotikë kanë arrestuar 54 persona të dyshuar për tregti me heroinë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grup maqedonas-shqiptar, në përbërjen e të cilit janë 21 shtetas maqedonas, 6 shtetas shqiptarë, 14 shtetas serbë, 8 austriakë dhe 4 shtetas turq.

Ata janë hetuar gjatë një viti e gjysmë dhe tash janë në burgun hetues. Ndaj 6 të tjerëeve janë ngritur fletarreste ndërkombëtare.

Me rastin e kontrollimeve të bëra nëpër shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur rreth 6 kilogramë heroinë, dy kg kokainë, 2.7 kg bimë të kanabisit, 14 armë pa leje dhe 60 mijë euro para të gatshme.

Për shkakun se janë duke vazhduar hetimet, policia nuk ka ofruar detaje më të hollësishme, përveç se ka theksuar se së shpejti mund të ketë edhe arrestime të reja lidhur me rastin.