E-Diaspora
Kapet i riu kosovar, i dyshuar për zjarrvënie në një kopsht fëmijësh
I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë

Udhëtimi i kosovarit 17-vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dyseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aerport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de. Zjarrvënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër, transmeton albinfo.ch.
I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.
Dy të rinjtë akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi që kjo përpjekje u dështoi, ata dyshohet t`u kenë futur zjarrin disa jastëkve.
Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve ishte shkatërruar pothuaj plotësisht. 17-vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit, përcjell albinfo.ch.
Në atë kohë policia kishte njoftuar se po zhvilloheshin hetime kundër një bashkëkryesi të personit të përmendur. Dhe, siç ka thënë për DPA-në një zëdhënëse e policisë, fjala kishte qenë për të riun e kapur të hënën në Aeroportin e Dysledorfit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor