Integrimi
Kapen kosovari dhe serbi duke vjedhur bakër
Dy të dyshuarit, njëri 24 e tjetri 43 vjeç, janë marrë në arrest
Një seri vjedhjesh të bakrit që po ndodhin ditëve të fundit në regjionin e kantoneve Aargau dhe Solothurn ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve të atjeshme të sigurisë. Nëpër arealet e fabrikave dhe ndërmarrjeve tjera po vidhen tonelata të tërë bakri, kryesisht në formë telash dhe shinash.
Kështu në mes të mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të së dielës në magazinën e firmës “BKS Stromschienen” në Balsthal janë vjedhur disa tonë bakër. Njësoj ka ndodhur edhe në hapësirat e firmës Von Roll, ku janë vjedhur shina prej bakri me vlerë prej disa dhjetëra mijë frangash.
Ndërsa natën e të dielës një qytetar ka vënë re lëvizje të dyshimta në oborrin e një firme në Oensingen. Pas arritjes së saj, patrulla e policisë ka gjetur një shtetas të Kosovës dhe një të Serbisë, në veturën e të cilëve kanë gjetur pjesë të bakrit të vjedhur. Dy të dyshuarit, njëri 24 e tjetri 43 vjeç, janë marrë në arrest.
Policia nuk ka mundur të thotë për gazetën Solothurner Zeitung nëse ka lidhje në mes të rastit në Oensingen dhe atyre në Balsthal dhe vende tjera ku ka pasur vjedhje kohëve të fundit. Ajo është duke i kryer hetimet e nevojshme. Por, siç shkruajnë gazetat tjera zvicerane, mbrapa vjedhjeve masive të sasive të mëdha të bakrit qëndrojnë kryesisht bandat nga Rumania.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










