Shkurt.ch
Kapen gardiania dhe i burgosuri, të arratisur nga burgu
Arratisja e përbashkët e një gardianeje dhe një të burgosuri nga një burg i Cyrihut që pati bërë bujë të madhe në fillim të shkurtit, ka marrë fund. Rreth një muaj e gjysmë ky çift i veçantë ka mbajtur në gatishmëri organet e ndjekjes dhe ka ofruar material interesant për mediet.
Të quajturit “Bonnie and Clyde” të Cyrihut, pas më shumë se një muaj heshtjeje, ditë më parë kishin ofruar videoxhirime për të treguar se janë shüendosh e mirë. Dhe, duket se kjo u ësshtë hakmarrë…
Policia italiane, mbështetur në fletarrestin ndërkombëtar, ka kapur dy personat e përmendur në mëngjesin e sotëm në Romano di Lombardia, në provincën e Bergamos, rreth 100 kilometra nga kufiri me Zvicrën, njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Angela Magdici, gardiane 32 vjeçare dhe Hasan Kiko, siriani i burgosur 27 vjeçar ishin dashuruar në burgun ku vuante dënimin ky i dyti, transmeton albinfo.ch. Kjo kishte shtyrë Angelan që të ndihmonte të dashurin e saj për të ikur dhe të ikte edhe ajo se bashku me të.
Hasani po vuante një dënim me katër vjet burg për dhunim seksual.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










