Shkurt.ch
Kapen dy serbë me mbi 50 kg. marihuanë
Marihuana është gjetur në kamionin me regjistrim serb. Afërsisht në të njëjtën kohë, në Eiken Ag, afër vendit ku është ndaluar kamioni, ka ardhur edhe një makinë BMW nga Cyrihu. Shoferi po ashtu serb i makinës, besohet se ka qenë në lidhje me kamionin e ngarkuar me drogë
Një patrullë e rojeve kufitare ka ndaluar sot në Mumpf të Kantonit të Aargaut, në një segment të autostradës A3 në kufirin me Gjermaninë një trafikant të dyshuar serb të drogës. Ai, siç bën të ditur agjencia e lajmeve e Zvicrës, SDA, ka tentuar të fusë në Zvicër një sasi të madhe prej më shumë s e50 kilogramësh të drogës së tipit marihuanë.
Policia Kantonale ka arrestuar menjëherë korrierin e drogës.
Marihuana është gjetur në kamionin me regjistrim serb, transmeton albinfo.ch. Pothuaj në të njëjtën kohë, në Eiken Ag, afër vendit ku është ndaluar kamioni, ka ardhur edhe një makinë BMW nga Cyrihu. Shoferi po ashtu serb i makinës, besohet se ka qenë në lidhje me kamionin e ngarkuar me drogë. Edhe ai është arrestuar.
Dy të arrestuarit me dyshimin për tregti me drogë janë të moshave 29 dhe 51 vjeçare ndërsa nuk janë banorë të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria penale Rheinfelden-Laufenberg ka iniciuar hetimet ndaj të dyve.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









