Shkurt.ch
Kapen 54 shitës droge, mes tyre edhe kosovarë dhe serbë
Janë shitur rreth 34 kg marihuanë. Në mesin e 54 shitësve ka pasur edhe fëmijë 13 vjeçarë

Policia e Lucernit ka hetuar dhe denoncuar 54 persona që kanë shitur dhe 95 që kanë konsumuar drogë në regjionin Hochdorf. Në mesin e tyre ka shtetas zviceranë, kosovarë, serbë, sirianë dhe portugezë.
Sipas organeve ndjekëse këta persona në periudhën 2009-2012 kanë shitur 34 kilogramë marihuanë. Vlera në treg e kësaj sasie droge llogaritet rreth 323.000 franga.
Në mesin e shitësve dhe konsumuesve të drogës ka pasur edhe fëmijë 13 vjeçarë. Personat e përfshirë në këtë rrjet janë nga mosha 13 deri në 32 vjeçare.
Përveç marihuanës, shitësit e drogës në regjionin Hochdorf dhe Emmenbrücke kanë tregtuar edhe hashash, kokainë dhe amfetaminë.
Policia kishte filluar hetimet intensive ndaj këtij rrjeti që nga maji i vitit të kaluar. Ajo kishte bërë 12 bastisje shtëpish dhe kishte marrë në pyetje gjithsej 151 persona.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri