Integrimi
Kapen 15 kosovarë klandestinë, 5 prej tyre kishin ndalim hyrjeje në Gjermani
Bëhet fjalë për tri familje nga Kosova dhe tre kosovarë tjerë. Ata kanë paguar kontrabanduesit e tyre deri nga 1000 euro për person, për t`i sjellë deri në Austri
Zyrtarët policorë në Freilassing (Gjermani) me rastin e kontrollimit të bërë pasditen e të hënës kanë kapur në një vagon treni të udhëtarëve 15 kosovarë që po udhëtonin ilegalisht nga Salzburgu i Austrisë drejt Munihut, Gjermani. Ata treguan dokumentet e identitetit por nuk posedonin viza që u mundësojnë hyrjen në shtetet e BE-së.
Sipas të dhënave të para që ka marrë policia, bëhet fjalë për tri familje nga Kosova dhe tre bashkatdhetarë tjerë të tyre. Ata kanë paguar kontrabanduesit e tyre deri nga 1000 euro për person, për t`i sjellë deri në Austri. Ndërsa nga Austria drejt Gjermanisë ata ishin nisur pa përcjellje të askujt.
Gjatë kontrollimit më të hollësishëm, policët kanë gjetur se njëra familje kosovare me tre fëmijë e kishte të ndaluar hyrjen në Gjermani. Pasi që në vitin 2012 i ishte refuzuar kërkesa për azil, familja qe dëbuar në Kosovë. Tash, siç thotë kryefamiljari 31 vjeçar ata kishin dashur të provonin edhe një herë fatin, shkruan salzburg24.at. Por, edhe kësaj here kishin dështuar. Familja 5 anëtarëshe do t`i dorëzohet autoriteteve austriake
Pos kosovarëve, policia ka kapur edhe tre sirianë klandestinë. Ata, bashkë me 10 kosovarët janë dërguar në qendrën për refugjatë në Munih.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












