Shkurt.ch
Kaos valixhesh në Aeroportin e Cyrihut
Për shkak të ndërprerjes së shiritit transportues, valixhet është dashur të barten me karrocë për t`u futur në procesin e sortimit
Rënia nga sistemi e një shiriti për transportimin e valixheve ka shkaktuar një kaos të vertetë sot në Aeroportin e Cyrihut. Pasagjerët ishin të detyruar t`i linin valixhet në sallë, pa mundur që ato të sistemoheshin në shiritin përkatës, shkruan blick.ch. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht në ditën e fillimit të pushimeve vjeshtore të shkollave në Zvicër, kur fluksi i njerëzve që i drejtohen aeroportit për të udhëtuar jashtë vendit është veçamërisht i madh.
Këtë dështim e ka konfirmuar edhe qendra përgjegjëse për bagazhin. Ajo ka sqaruar se për shkak të ndërprerjes në fjalë, valixhet është dashur të barten me karrocë për t`u futur në procesin e sortimit, transmeton albinfo.ch.
Policia Kantonale e Cyrihut ka qenë në vendin e ngjarjes për të mundësuar sigurinë. Kjo për faktin se valixhet qëndronin në sallë pa pronarët e tyre. Ndërkohë defekti është mënjanuar dhe ka filluar sërish sistemimi normal i bagazhit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










