Lajme
Kaos në aeroportet evropiane: Anulohen gjysma e fluturimeve pas sulmit kibernetik
Të dielën, pasagjerët në disa nga aeroportet më të mëdha të Europës u përballën me vonesa dhe anulime masive, si pasojë e një sulmi kibernetik që preku sistemet e regjistrimit të fluturimeve.
Në Aeroportin e Brukselit, autoritetet konfirmuan se rreth 50% e fluturimeve u anuluan për të shmangur radhët e gjata dhe kaosin në terminale. Edhe Eurocontrol kërkoi nga linjat ajrore të reduktojnë trafikun drejt dhe nga kryeqyteti belg deri të hënën.
Probleme u raportuan gjithashtu në Londër (Heathrow) dhe në Berlin (Brandenburg), ku udhëtarët u detyruan të presin gjatë. British Airways arriti të kalojë në një sistem rezervë dhe të vazhdojë fluturimet normalisht, ndërsa shumë kompani të tjera ende përballen me vështirësi.
Sulmi kibernetik ka pasur në shënjestër softuerin Muse, të përdorur për check-in dhe dorëzimin e bagazheve nga një numër i madh linjash ajrore. Hetimet vazhdojnë, ndërsa Collins Aerospace – kompania që e menaxhon sistemin – ende nuk ka dhënë detaje mbi natyrën e sulmit.
Komisioni Evropian tha se po ndjek situatën me kujdes dhe se deri tani nuk ka indikacione për një rrezik më të gjerë. Në Irlandë, ndikimi ishte i kufizuar, pasi disa linja kaluan në regjistrim manual. EasyJet dhe Ryanair, që nuk përdorin Muse, deklaruan se po operojnë normalisht.
Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se incidenti nxjerr në pah sërish dobësinë e industrisë së aviacionit ndaj sulmeve dixhitale. Ende nuk ka prova të qarta mbi autorët, por dyshohet për grupe të lidhura me Moskën ose për rrjete kriminale që synojnë përfitime financiare.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










