Shkurt.ch
Kantoni Uri “zbut” detyrimin e gjuhës frënge në shkolla
Në bazë të këtij propozimi, në të ardhmen pothuajse çdo i katërti nxënës do të mund të lirohet nga orët e frengjishtes
Kantoni Uri i Zvicrës qendrore ka vendosur që të bëjë zbutjen e radhës të detyrimit të nxënësve të shkollave për mësimin e gjuhës frënge. Kështu, me të renë nxënësit e shkollës sekondare do ta kenë më të lehtë të lirohen nga detrimi i ndjekjes së orëve të frengjishtes në rastet kur u rrezikohet suksesi në lëndët si gjuha gjermane ose matematika.
Qeveria e Kantonit Uri, kundër vullnetit të saj ka dërguar për miratim në parlament një propozim përkatës të bërë nga parlamentarët. Në bazë të këtij propozimi, në të ardhmen pothuajse çdo i katërti nxënës do të mund të lirohet nga orët e frengjishtes, shkruan srf.ch. Aktualisht, nga detyrimi i mësimit të frengjishtes lirohen vetëm nxënësit që janë të dobët në mësimin e gjuhëve.
Tendenca e treguar në disa kantone gjermanishtfolëse për braktisjen e gjuhës frënge në shkollat e tyre ka shkaktuar pakënaqësi në radhë të parë te kantonet frankofone. Reagime kundër kësaj tendence ka pasur edhe nga institucionet dhe asociacionet arsimore në zonën gjermane të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










