Shkurt.ch
Kantoni do t`i dënojë lypësit me 100 franga gjobë, Gjykata Federale shtyn vendimin
Gjykata Federale ka marrë vendimin që ndalimi i kërkimit lëmoshë në Kantonin e Vaudit të mos hyjë në fuqi njëherë për një herë. Nuk ekziston ndonjë nevojë urgjente që të bëhet kjo
Vaud-i është një kanton frankofon i Zvicrës. Parlamenti dhe qeveria e kantonit para rreth një viti kishin vendosur të penalizonin lypësit e rrugëve dhe sigurisht edhe organizatorët e tyre kur lypësia dëshmohej se ishte e organizuar.
Me këtë po miratohej një iniciativë parlamentare e partisë UDC/SVP, shkruan srf.ch. Dënimi që në bazë të kësaj ndalese do të merrte një lypës, do të ishte gjoba prej 100 frangash. Ndërsa ata që këtë “profesion” e ushtrojnë në mënyrë të organizuar ose që i detyrojnë të miturittë kërkojnë lëmoshë, mund të dënoheshin me një gjobë deri në 2000 franga.
Por, njëherë për njëherë kjo iniciativë nuk do të mund të jetësohet. Kjo, si rezultat i kritikave që kishin bërë shoqatat e romëve dhe vetë lypësit, transmeton albinfo.ch. Ato pastaj ishin konkretizuar në një ankesë që i ishte dërguar Gjykatës Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.
Kjo e fundit ka marrë së fundi vendimin që ndalimi i kërkimit lëmoshë në Kantonin e Vaudit të mos hyjë në fuqi njëherë për një herë. Nuk ekziston ndonjë nevojë urgjente që të bëhet kjo, ka qenë arsyetimi i Gjykatës.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











