Integrimi
Kantoni miraton ankesën e familjes shqiptare që iu refuzua shtetësia zvicerane
Pas refuzimit, Hakiu ka bërë ankesën, e cila tashti është miratuar nga niveli kantonal
Në komunën Dintikon të kantonit Aargau, asambleja komunale (formë specifike zvicerane e vendimmarrjes ku vendosin të gjithë qytetarët me të drejtë vote) ka vendosur kundër natyralizimit të dy familjeve. Bëhet fjalë për familjen shqiptare Iseini dhe një tjetër, ruse, shkruan azonline.ch. Pasi që familjet në fjalë kanë ushtruar të drejtën e ankesës, ekzekutivi i kantonit u ka dhënë atyre të drejtë.
Sipas qeverisë, asambleja ka hedhur poshtë kërkesën e tyre për natyralizim, të përcjellë nga autoritetet komunale pa ndonjë arsyetim, transmeton albinfo.ch Kjo është arsyeja që qeveria e komunës e ka miratuar ankesën për shkaqe formale.
Kuvendi i Komunës para votimit të Asamblesë së zgjeruar komunale ka udhëzuar në mënyrë të qartë se refuzimi i kërkesave për natyralizim mund të bëhet vetëm me një arsyetim të qëndrueshëm. Sipas qeverisë kantonale vendimet mbi natyralizimin, sipas një deklarimi juridik të Gjykatës Federale nuk janë vendime të pastra politike.
Megjithatë, qeveria heq dorë nga mundësia që të vendosë e vetme lidhur me rastin, kështu që ajo e ka kthyer atë mbrapsht në komunën Dintikon.
Në këtë mënyrë, asambleja e komunës do të ketë rastin të vendosë edhe një herë për ose kundër natyralizimit të dy familjeve, përcjell albinfo.ch. Ajo, më 26 nëntor të vitit të kaluar i kishte hedhur poshtë 10 nga 11 kërkesa natyralizimi. Kërkesa e një familjeje ruse me katër fëmijë ishte hedhur poshtë me 46 vota kundër dhe 26 pro.
Njësoj ishte hedhur poshtë edhe kërkesa e familjes shqiptare Iseni nga Maqedonia. Të vetmen kërkesë që e kishin miratuar ishte ajo e një shtetasi gjerman.
Familja shqiptare nga Maqedonia e Haki Iseini është njëra nga dy familjet të cilave bashkësia e qytetarëve të komunës Dintikon (Aargau) ia refuzoi shtetësinë zvicerane. Vetë Hakiu ka ardhur në Zvicër në vitin 1992 si 12 vjeçar në kuadrin e bashkimit familjar. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij është rritur në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ata i kanë dy vajza të vogla.
Hakiu drejton një punëtori automonbilash ndërsa e shoqja punon me orar të pjesshëm.
Pas refuzimit, Hakiu është treguar shumë i zhgënjyer dhe zemëruar. Në arsyetimin për refuzimin e kërkesës së tij për natyralizim ishte përmendur se gjoja ai nuk ka kohë të merret me integrimin e fëmijëve të tij, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ai nuk kishte mundur të heshtte. Hiseini e pranon se punon shumë në firmën private: mbi 10 orë në ditë dhe gjashtë ditë në javë. Por kjo është diçka që pikërisht zviceranët do të duhej ta vlerësonin, puna me zell për të arritur sukses, thotë ai edhe për televizionin regjional Tele M1.
Ndërkaq, nga ana tjetër nuk ka asnjë arsyetim lidhur me atë që i ka shtyrë qytetarët për të bërë këtë refuzim.
Linku:
http://www.aargauerzeitung.ch/aargau/aarau/abgelehnte-einbuergerung-war-willkuerlich-regierungsrat-pfeift-dintiker-stimmbuerger-zurueck-130198050
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














