Shkurt.ch
Kantoni i Bernës, rreth 400 milion deficit
Pritet që debati për kursime të reja do të jetë shumë më i ashpër se sa debati i fundit për pakon e kursimeve prej 100 milionë frangash
Kantoni i Bernës ka mbyllur vitin 2012 me një deficit shumë të madh. Siç ka bërë të ditur drejtorja e financave e këtij kantoni Beatrice Simon për gazetën “Bund”, shifrat e sakta do të publikohen pas një muaji. Mirëpo bazuar në trendin e shënuar në tetor të vitit të kaluar, bëhet fjalë për një deficit dhe futje në borxh prej rreth 375 milionë franga.
Mirëpo, Simon ka theksuar se Kantoni i Bernës nuk i ka lejuar vetes ndonjë luks. Këtë e tregon edhe kontrollimi i rrjedhave financiare i bërë nga ekspertë të jashtëm. “Ne mund të kursejmë vetëm nëse detyrat që kemi do t`i lëmë përgjysmë ose modifikojmë”, ka thënë ajo.
Aktualisht drejtoria e saj është duke bërë krahasimet me kantonet tjera, për të pasur të dhëna të reja. Ajo që pritet është se debati për kursime të reja do të jetë shumë më i ashpër se sa debati i fundit për pakon e kursimeve prej 100 milionë frangash, që parlamenti i kantonit e ka miratuar.
Kantoni i Bernës duhet të heq qafe një deficit strukturor prej rreth 400 milionë frangash.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














