CH-Ballkani
Kantoni i 27-të i Zvicrës
Për jubileun 10 vjeçar të pavarësisë së Kosovës unë si zviceran dhe si politikan mund ta them vetëm një fjalë: Urime!

Kur e vizitova para sa kohësh Kosovën, ajo që më ra më shumë në sy, ishte para së gjithash mikpritja e kosovarëve. Njerëzit ishin shumë të hapur, të sjellshëm dhe miqësorë. Kjo nuk është diç e nënkuptueshme, kur ke parasysh ngjarjet e rënda që çuan te Pavarësia e Kosovës. Varrezat e mëdha jashtë fshatrave dëshmojnë për këtë. Për këtë arsye pavarësia ka qenë një rrjedhojë e logjikshme, pasi që mbetja në shtetin e vjetër ishte dhe është joracionale. Fakti se kosovarët përkundër të gjithave kanë një qëndrim në thelb pozitiv dhe një ndjenjë të fortë të përbashkësisë përbën një bazë të mirë për të ardhmen.
Me rëndësi për të ardhmen e Kosovës janë tash shtetet mike, me të cilat shteti i ri mund të ndërtojë dhe kultivojë marrëdhënie. Një vend i tillë është Zvicra. Kontaktet janë lidhur që herët. Që në vitin 1431 peshkopët shqiptarë kishin qenë të ftuar në Koncilin e Bazelit. Sot në Zvicër jetojnë rreth 200.000 kosovarë dhe japin shumë konbtribut për shkëmbimet e ndërsjella.
Kosova nuk është cilësuar kot nga një revistë javore e djathtë zvicerane si “Kantoni i 27-të i Zvicrës”. Ne kemi gjëra të përbashkëta.
Zvicra para 100 vitesh ka qenë një vend shumë i varfër. Por me zell dhe punë të mundimshme kemi arritur prosperitetin. Kjo është e mundur edhe për Kosovën. Themeli për një gjë të tillë ekziston: Zvicra dhe kosovarët e arsimuar këtu, investojnë me të madhe në Kosovë. Por edhe Zvicra mund të mësojë shumë nga Kosova. Për sa i takon kohezionit, ndjenjës së fuqishme të familjes dhe atdhedashurisë, ne zviceranët mundemi vetëm t`ia heqim kapelen. Edhe shpirti luftarak tipik kosovar është shembullor. Ku do të ishte, fjala vjen, Kombëtarja Zvicerane e Futbollit pa kosovarët?
Për jubileun 10 vjeçar të pavarësisë së Kosovës, unë si zviceran dhe si politikan mund ta them vetëm një fjalë: Urime!
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht Ndihma për fillimin e shkollës është duke u paguar aktualisht: Për të gjithë fëmijët midis moshës...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës