Lajme
Zvicër: Nis regjistrimi për vaksinat e treta Covid
Ndërsa një numër kantonesh po hapin platformat e tyre të regjistrimit në internet për vaksinat përforcuese të Covid-it, autoritetet shëndetësore po kujtojnë se këto injeksione janë të disponueshme vetëm për grupe të zgjedhura dhe jo për publikun në përgjithësi, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe Komisioni Federal për Vaksinimet kanë përcaktuar tri grupe njerëzish që kualifikohen për një vaksinë të tretë Covid: të moshuarit 65 vjeç e lart; të gjithë banorët e shtëpive të kujdesit të të moshuarve, përfshirë ata nën 65 vjeç; dhe të gjithë “personat veçanërisht vulnerabël” që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike, nga mosha 16 deri në 64 vjeç.
Të gjithë të tjerët nuk kanë nevojë për përforcuesin, thonë autoritetet shëndetësore, sepse vaksinat me dy doza Pfizer dhe Moderna mbrojnë mjaft mirë nga rastet e rënda të koronavirusit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











