Lajme
Kantonet kërkojnë të shtrihet infrastruktura për hidrogjen si alternativë për energjinë
Kantonet kanë kërkuar nga Këshilli Federal që të krijojë shpejt një infrastrukturë hidrogjeni.
“Ne nuk duhet të humbim kohë edhe më të çmuar”, u tha në Konferencën e Drejtorëve Kantonalë të Energjisë, shkruan RTS.
Sfidat me të cilat përballet Zvicra në aspektin e mbrojtjes së klimës janë të mëdha dhe hidrogjeni paraqitet si një alternativë më ekologjike, e cila mund të prodhohet “nga energjitë e gjelbra në një mënyrë miqësore ndaj klimës”, raporton NZZ am Sonntag.
Kantonet besojnë se Zvicrës i mungon varka kur bëhet fjalë për lidhjen me rrjetin e shpërndarjes së hidrogjenit dhe kritikojnë Këshillin Federal për mosveprimin e tij në këtë fushë.
Kantonet janë veçanërisht të shqetësuara për zhvillimin e rrjetit të transportit të hidrogjenit në Evropë, i cili, sipas planeve të fundit, anashkalon Zvicrën dhe kalon nëpër Itali, Austri dhe Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Zvicra ka një tubacion gazi natyror që mund të transformohet. Vendi nuk është përfshirë në këtë projekt evropian për shkak të ngadalësisë së tij në përcaktimin e objektivave për furnizimin me hidrogjen, thonë kantonet.
Ata i bëjnë thirrje Këshillit Federal që ta ngrejë këtë temë gjatë bisedimeve eksploruese me Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









