Shkurt.ch
Kantonet: “Iniciativa, shkelje e rëndë e vlerave zvicerane”
"Fakti se edhe të huajt e lindur këtu, në rast të delikteve më të vogla do të dëbohen në mënyrë automatike, bie në kundërshtim me me arsyen dhe humanitetin»
Iniciativa për zbatim të dëbimi të të huajve kriminelë kontestohet ashpër edhe nga kantonet e Zvicrës. Kështu, Konferenca ndërkantonale e kryesisve, sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtorëve kantonalë sot ka dale me jë komunikatë në të cilën shprehet se «Iniciativa…» «përbën shkelje të rëndë të vlerave kryesore të shtetësisë së Zvicrës.
Fakti se edhe të huajt e lindur këtu, në rast të delikteve më të vogla do të dëbohen në mënyrë automatike, bie në kundërshtim me me arsyen dhe humanitetin», kritikojnë kantonet, shkruan sda.ch, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ato e hedhin poshtë iniciativën.
Iniciativa në fjalë e SVP-së bën shpërfilljen e parimit të proporcionalitetit dhe përmban propozicione që janë të papranueshme për katonet, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Kantoneve u pengon po ashtu fakti se votuesve u lihet në mënyrë të drejtpërdrejtë vendosja për aktet nënligjore për zbatim, diçka që është normalisht punë e parlamentit. Pastaj, iniciativa kërkon që ajo të hyjë në fuqi në ditën që do të votohet. Ndërsa kjo është edhe praktikisht e pamundur pasi që kantonet nuk kanë mundësi të planifikojnë personelin e nevojshëm dhe as vendet në burgje (për të huajt që duhet të dëbohen).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












