Sport
Kanë filluar Lojërat Olimpike 2012
Me një ceremoni madhështore, ku kanë parakaluar përfaqësuesit e 204 vendeve, janë hapur mbrëmë në Londër Lojërat e tridhjeta olimpike. Një spektakël që ka zgjatur mbi tri orë me një program shumë të pasur është kurorëzuar nga sMbretëresaha ElizabetëII e cila ka shpallur të hapura Lojërat Olimpike.
Besohet se rreth një miliard njerëz në botë kanë ndjekur përmes televizionit ceremoninë e hapjes dhe spektaklin e jashtëzakonshëm të prezantuar me këtë rast. Programi i shfaqur përmes një koreografi dhe skenografie shumë të pasur ka bërë një pasqyrim të historisë së Britanisë së madhe në kohën e industrializimit e këndej.
Ndryshe nga sa ishte pritur, flakën olimpike nuk e ka ndezur asnjë nga sportistët e famshëm, siç ndodh zakonisht, por kanë qenë shtatë atletë të rinj nga Britania e Madhe që kanë kryer këtë ritual.
Në Lojërat Olimpike Londra 2012 marrin pjesë 10 mijë 500 sportistë që bëjnë gara në 26 sporte duke synuar 302 medalje ari sa ndahen gjatë këtij festivali të sportit, më të madhit që organizohet në botë dhe që përfundon më 12 gusht.
Ashtu sikurse as në olimpiadat e kaluara, shteti i Kosovës nuk ka mundur të merrte pjesë as në këtë të Londrës. Ndërsa Shqipëria merr pjesë me një ekip të vogël, ku bën pjesë edhe xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi.
Në ceremoninë e hapjes së LOjërave Olmpike Londra 2012 kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










