Integrimi
Kandidati për president të Austrisë, mesazh të veçantë për shqiptarët
“Te dashur austriakë, austriake me prejardhje shqiptare . Për kontributin tuaj në sektorë të ndryshëm në ekonominë tonë për të mirat që bashkërisht i gëzojmë në shtetin tonë të përbashkët, dua të ju falënderoj nga zemra...
Nuk është vetëm Bill Klinton i cili në Amerikë kërkoi nga komuniteti shqiptar që të votojnë bashkëshorten e tij, Hillary Klinton për presidente të Amerikës. Garë e fortë për të parin e vendit është duke u zhvilluar edhe në Austri, ku zgjedhjet për president do të zhvillohen më 24 prill (e diel).
Kandidati për president i Austrisë, Rudolf Hundstorfer duke kërkuar votën nga komuniteti shqiptar me të drejtë vote, përmes një video ka falënderuar gjithë shqiptarët për kontributin e tyre në këtë shtet.
“Te dashur austriakë, austriake me prejardhje shqiptare . Ju që para 40 viteve keni migruar në Austri dhe këtu keni gjetur punë dhe atdheun e dytë. Për kontributin tuaj në sektorë të ndryshëm në ekonominë tonë për të mirat që bashkërisht i gëzojmë në shtetin tonë të përbashkët, dua të ju falënderoj nga zemra dhe njëherit lutem qe edhe në të ardhmen bashkërisht të vijojmë këtë rrugë”, thotë Hundstorfer në porosinë e tij.
Rudolf Hundstorfer po garon për president nga partia SPÖ (socialdemokratët) derisa më herët ka mbajtur edhe poste të tjera publike dhe poste ministrore në Austri.
Kandidati për president Rudolf Hundstorfer ka pasur një takim të veçantë edhe më asamblistin shqiptar në komunën Ebensee, Lulëzim Fejzullahin. Ndër të tjera, pas bisedës me të, Lulëzimi ka deklaruar se është i sigurt në fitoren e Hundstorfer, shkruajnë mediat austriake, përcjell “albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











