Lajme
Kancelari austriak: Lëshojini nxemjet, ne do t’ ju ndihmojmë me para
“Askush në Austri nuk duhet të shqetësohet se nuk mund ta ndezë ngrohjen sepse çmimet e energjisë janë shumë të larta"

Në një prononcim për mediat austriake, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, iu ka bërë thirrje qytetarëve austriakë që t’i lëshojnë ngrohëset e rrymës, përcjell albinfo.at.
Ai theksoi në deklaratën e tij se do të ndihmohen me para nga qeveria që ai drejton.
“Askush në Austri nuk duhet të shqetësohet se nuk mund ta ndezë ngrohjen sepse çmimet e energjisë janë shumë të larta. Ne ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë”.
Lidhur me këtë temë, ai tregon se me nga 150 euro do të ndihmohen rastet sociale dhe të papunët, pastaj do të pezullohet tarifa fikse e energjisë elektrike dhe do t’u jepen nga 300 euro shtesë për grupet e pambrojtura.
“150 € ndihmë për rastet sociale dhe të papunët. Pezullimi i tarifës fikse të energjisë elektrike. 300€ shtesë për grupet e pambrojtura”. /Albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?