Lajme
Kancelari austriak Kurz, nën hetim nga strukturat e antikorrupsionit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, konfirmoi të mërkurën se është nën hetim nga strukturat e antikorrupsionit.
Hetimi po përqendrohet mbi disa deklarata, të cilat pretendohet se nuk kanë qenë të vërteta, të dhëna gjatë Komisionit parlamentar hetimor mbi çështjen e ashtuquajtur “Ibizagate”.
Skandali i vitit 2019 çoi në largimin e zv.-kancelarit Heinz-Christian Strache, asokohe në koalicion me Kurz.
Edhe pse i ka mohuar pretendimet, Kurz beson që hetimi me shumë gjasë do të pasohet me kallëzim penal dhe tha se do të pranonte të merrej në pyetje në rast se çështja përfundon në gjykatë, raportoi agjencia e lajmeve APA.
Kurz tha se nuk planifikon të japë dorëheqjen.
Hetimi “Ibizagate” erdhi pas qarkullimit të një videoje, ku Strache shfaqej duke ofruar ndere tek një investitor rus në këmbim të mbështetjes së këtij të fundit për partinë e tij të djathtë “Freedom Party”.
Ngjarja pretendohet se është regjistruar në ishullin spanjoll Ibiza, shumë pak para zgjedhjeve në Austri më 2017.
Pas rënies së qeverisë, u mbajtën zgjedhje të reja dhe Kurz u rizgjodh, këtë herë duke formuar koalicion me Partinë e Gjelbër.
Kurz tha para Komisionit parlamentar se “është përpjekur gjithmonë” t’u përgjigjet pyetjeve në vërtetësi të plotë.
Shefi i kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, është gjithashtu nën hetim./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen Anglishtja është bërë gjuha e dytë kryesore më e rëndësishme me gjashtë për qind, e ndjekur... -
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj














