Kosova
Kanadaja mbështet integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
Kanadaja do të vazhdojë që të mbështesë integrimin e plotë të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar, ka bërë të ditur ambasadori i këtij shtetit në Kroaci dhe Kosovë, Daniel Maksymiuk.
Ai ka shprehur bindjen se e ardhmja e Kosovës është integrimi euroatlantik, sikurse edhe sigurimi i ulëses në Kombet e Bashkuara. Diplomati kanadez optimizmin e tij rreth këtyre çështjeve e ka shpalosur të dielën mbrëma në Prizren, gjatë ceremonisë së shënimit të 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kanada-Kosovë, shkruan sot Koha Ditore, përcjell albinfo.ch.
Teksa ka përkujtuar 20-vjetorin e përfundimit të konfliktit të tmerrshëm në Kosovë, Maksymiuk ka pohuar se “Kanadaja është krenare që ka qenë pjesë e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe që ka vepruar së bashku me aleatët për të mbrojtur civilët”, derisa ka çmuar edhe sakrificën e kosovarëve, “që i rezistuan shtypjes dhe synonin të jetonin në një shtet të lirë dhe demokratik”.
“Kanadaja është krenare që ka qenë partner për popullin e Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 dhe jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë ai.
Maksymiuk ka theksuar se dhjetë vjet më parë, kur Kanadaja dhe Kosova kanë themeluar marrëdhënie diplomatike, as 60 vende nuk e kishin njohur Kosovën.
“Sot, ai numër pothuajse është dyfishuar, dhe Kosova është anëtare e Bankës Botërore, BERZH-it, Frankofonisë, Organizatës Botërore të Doganave, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe FIFA në mes të tjerash… Vendi im do të vazhdojë të mbështesë integrimin e plotë të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar dhe jam absolutisht i bindur se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në Kombet e Bashkuara”, ka deklaruar Maksymiuk.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














