Shkurt.ch
Kanadaja ka ashpërsuar rregullat për viza
Të huajt që udhëtojnë në Kanada për vizitë pune, ose studimi e kanë të nevojshme të sigurojnë të dhëna biometrike si shenjat e gishtërinjve etj.
Kanadezët e kanë arsyetuar këtë veprim të tyre për shkak të sigurisë së kanadezëve por edhe për të lehtësuar në anën tjetër procedurat për udhëtim në këtë vend.
Me këto rregulla do të favorizohen vizitorët perspektivë duke e bërë më të vështirë për të tjerët që kanë plane për të vjedhur ose për të përdorur identitetin e një aplikanti për të fituar qëndrim në Kanada.
Në afat të gjatë, përdorimi i këtij informacioni, do të bëjë më të lehtë hyrjen në Kanada, duke siguruar një mjet të besueshëm, të gatshëm për të konfirmuar identitetin e një personi.
Për aplikantët nën 14 vjeç dhe mbi 79 nuk është e domosdoshme pasaporta biometrike.
Gjithashtu diplomatët dhe zyrtarët qeveritarë përjashtohen nga ky rregull.
Aplikimi për vizitë do të kushtojë 85 dollarë kanadezë ndërsa për familje të cilat aplikojnë së bashku do të paguhet një shumë maksimale deri në 170 dollarë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









