Integrimi
Kanada: Shkrimtari dhe publicisti Shani Pnishi merr titullin “Ambasador i Kombit”
Shkrimtari kosovar në Kanada, Shani Pnishi, sot ka marrë titullin “Ambasador i Kombit”, përcjell albinfo.ch.
Siç ka bërë të ditur vetë Pnishi, ky titull iu dorëzua gjatë një ceremonie të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Otava të Kanadasë.
“Në një ceremoni organizuar nga Ambasada Shqiptare në Ottawa, Kanada, m’u dorëzua titulli “Ambasador i Kombit”. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur në çdo hap, veçanërisht gruan time Albana Hisenaj-Pnishi dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit”, ka njoftuar Pnishi.
Shani Pnishi u lind më 15 tetor të vitit 1977 në Demjan të Hasit të Gjakovës. Studioi Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe më pas Shkenca Politike në McMaster Universitey në Hamilton të Kanadasë. Pnishi merret me poezi, prozë e publicistikë. Ka të botuar dy libra me poezi: “99” dhe së fundmi librin “Këtu dhe atje”. Ai po ashtu është pjesë e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit.
Pnishi ka nënshtetësi kanadeze dhe jeton në Hamilton të Kanadasë me gruan dhe fëmijët.

E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











