Lajme
Kamionët kalojnë në Serbi me dokumentacion kosovar
Ata i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare "Dheu i Bardhë", me dokumente të Kosovës
Sipas një lajmi të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, sot kanë kaluar kufirin dhe ka filluar hyrja në Serbi e mallrave me dokumente kosovare.
Doganat e Kosovës bëjnë të ditur se kanë kaluar katër kamionët e parë me dokumentacion të Kosovës në Serbi.
“Janë lejuar katër kamionët e parë. Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes piks kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.
Ndërkaq, katër kamionët janë të parët që lejohen të hyjnë në Serbi, meqë edhe pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore, autoritetet serbe nuk lejuan hyrjen në Serbi të kamionëve me dokumentacione të Republikës së Kosovës.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pat paralajmëruar rikthimin e masave të reciprocitetit, po qe se Serbia vazhdon të mos pranojë vulat doganore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













