Lajme
Kamberi: Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve
U rizgjodh deputet në Kuvendin e Serbisë, reagon Kamberi
Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë. Kjo është arritur vetëm pas përsëritjes së zgjedhjeve në një shkollë në Tërnovc të Bujanocit. Menjëherë pasi u kuptua për rezultatin, Kamberi tha se përkundër politikës dhe veprimeve penguese të pushtetit serb, shqiptarët nuk mbeten pa deputet në Parlamentin e ri të Serbisë.
Ai tha se kjo po ndodh falë vullnetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës e përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale.
“Të dashur qytetarë,
Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në Parlamentin e ri të Serbisë.
Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip.
Ju faleminderit të gjithëve nga zemra!
Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë.
Por me punë dhe unitet do t’ia dalim.
Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.
Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.
Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve properëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.
Vazhdojmë bashkë!
Për liri, për barazi, për demokraci.”
Ai shkroi se ‘më në fund triumfoi e drejta dhe legjitimiteti popullor’.
“BAC U KRY! Pas shum sfidave, Garë jo e barabartë! Presion e kërcënime nga Serbia e po ashtu edhe nga disa “shqiptarë”, më në FUND Triumfon e Drejta, dhe Legjitimiteti POPULLOR i cili deshti që në fillim ta kishte përfaqësuesin e tyre në Parlamentin më JO-Demokratik në Europë. Për tja thën të VËRTETËN pikërisht në Çerdhen e tyre të Krimeve, e përballjeve Sy me Sy me ata që nuk e duan Egzistencën tonë në trojet tona Etnike! Urime Kryetar Shaip Kamberi Urime dhe të gjithë SHQIPTARËVE që e duan këtë vend, e kontribojnë për përmirësimin e jetës në Luginë 7 n’Tërrnovc”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









