Kosova
Kaljulaid: Estonia do të përkrahë Kosovën në fushën e digjitalizimit
Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Si dy vende të reja që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Thaçi dhe ajo Estoneze, Kaljulaid i kanë uruar njëri-tjetrit fat të ekipeve olimpike gjatë garave, që po zhvillohen në Kore të Jugut.
Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe presidentja Kaljulaid kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, të integrimeve euroatlantike. Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike.
Në njoftim thuhet se Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Estonisë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se anëtarësimi i rajonit në BE duhet të ndodh në pako. Ata janë pajtuar të gjitha kontestet ndërfiqnjësore duhet të jenë të zgjidhura plotësisht para se një anëtar të hyjë në BE.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











