Kosova
(UPDATE) Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit, të shtunën votohet Qeveria Haradinaj
Për Veselin, kandidatin e PAN-it votuan 62 deputetë, kurse 52 ishin kundër. Seanca për votimin e Qeverisë u paralajmërua se do të thirret të shtunën
Deputetët e Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës , votuan Kadri Veselin kryetar të Kuvendit edhe për një mandat të dytë. Për Veselin, kandidatin e PAN-it votuan 62 deputetë, kurse 52 ishin kundër. Veseli u votua në seancën e gjashtë konstituive të Kuvendit, dhe vetëm pasi AKR e Behgjet Pacollit iu bashkua koalicionit PAN.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur, kurse institucionet e reja duhet të shpejtojnë me reformat, integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalimin e parë para deputetëve.
Fjalimi i tij, është bojkotuar nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Veseli tha se u takon këtyre institucioneve t’i përmbyllin shumë çështje të hapura, që kërkojnë vendime e përgjigje, duke përfshi edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai kërkoi reforma në arsim, shëndetësi, qëndrime unike për formimin e ushtrisë së Kosovës, dialogun me Serbinë dhe reformat evropiane.
Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila gjashtë herë u ndërpre, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni. Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Po ashtu, deputetët kanë votuar edhe nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë Kryesinë e re të Kuvendit.
Nënkryetarë janë zgjedhur, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse te komunitetet jo shumicë, deputetët serbë dhe ata jo serbë kanë propozuar dy nënkryetarë. Nga Lista Serbë, është propozuar Sllavko Simiq, kurse nga komunitetet jo serbe Myfera Shinik.
Bazuar Kushtetutën e Kosovës, koalicioni PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat ka nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re dhe ai është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.
Seanca për votimin e Qeverisë u paralajmërua se do të thirret të shtunën.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









